Tifozët e Napolit nuk e kanë pritur mirë largimin e Gonzalo Higuain te rivali i drejtpërdrejt, Juventus.
Gonzalo Higuain i ka kaluar testet mjekësore te Juventusi dhe së shpejti pritet të zyrtarizohet si futbollist i “Zonjës së Vjetër”.
Largimin e “Pipitas” nga San Paolo nuk e kanë pritur mirë tifozët e skuadrës, të cilët e kanë shqyer fanellën e tij.
Disa prej tyre madje e kanë hedhur edhe në toalet uniformën e sulmuesit argjentinas.