Njeriu që foli me terroristin: S’kisha armë për ta qëlluar, kisha vetëm një birrë

“Nëse do të kisha pasur një armë do ta kisha qëlluar në këmbë, por e vetmja armë që kisha ishte një shishe birre, dhe ajo nuk është se më ndihmoi shumë”.

Nga ballkoni i katit të katërt të një pallati që ngrihet mbi qendrën tregtare ‘Olympia’ në Monaco, Bavari, Thomas Salbey tregon me gisht një pikë poshtë, në të djathtë.

Aty ai provoi të ndalonte me mënyrën e tij 18-vjeçarin iraniano-gjerman, i cili mbrëmjen e së premtes, pasi kishte vrarë 9 persona të pafajshëm në qendrën tregtare, me armë në duar ishte drejtuar drejt garazhit, pikërisht poshtë shtëpisë së Salbey.

Dialogu i këtij të fundit me 18-vjeçarin vrasës bëri xhiron e botës ditën e djeshme. Në fjalët e adoleshentit dëgjohen të shara për Turqit, ndërsa përsërit shpesh se është ai gjerman, ndërsa burri nga ballkoni dëgjohet t’i thotë më tepër se një herë se ‘është një idiot që duhet të shkoj në psikiatri’.

Gazeta britanike “The Guardian”, ka publikuar një link me përkthimin në anglisht të dialogut mes të dyve, i cili shpesh kalon në debat të nxehtë. Fjalët “të huaj e mallkuar”, duket se janë thënë nga njeri në ballkon, ndërsa vrasësi i armatosur ulërin “turq të mallkuar”.

Ja dialogu i publikuar nga gazeta

-Njeriu mbi ballkon: “Bajgë e dreqit…”.

-Vrasësi: “Faleminderit ty (e pakuptueshme)…”

-Njeriu mbi ballkon: “Je një idiot”.

-Vrasësi: “…dhe tani kam blerë një pistoletë për t’iu qëlluar”.

-Njeriu mbi ballkon: “Një pistoletë dreqi, nuk e ke mendjen në rregull”.

Temat
BotëLajme

Të afërta