Sonte në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:30, do të përkujtohen bashkatdhetarët tanë të rënë në sulmin e Mynihut, Sabina Sula, Dijamant Zabergja dhe Armela Segashi, por edhe të gjitha viktimat e sulmit kriminal në Mynih.
Kjo do të bëhet përmes ndezjes së qirinjve.
Ndezja e qirinjve i paraprin aktivitetit të paraparë për Ditët e Diasporës, ALBANIAN BEAUTY, të mbështetur nga MeD, me projeksione të filmave të filmbërësve nga diaspora, e që nesër do t’i dedikohen Sabinës, Dijamantit e Armelës.
Ministria e Diasporës ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët që janë në atdhe dhe të gjithë qytetarët e Kosovës t’i bashkohen në përkujtimin e viktimave në Mynih.