Një Gjykatë në Arabinë Saudite ka dënuar një person me 10 vjet burg dhe 2 mijë fshikullima me kamxhik për shkak se ai është ateist (njeri që nuk beson në Zot).
Gazeta londineze The Independent duke u bazuar në raportimet e medieve sociale arabe shkruan se 28 vjecari e ka pranuar se është ateist dhe nuk ka dashur t’i bie pishman, transmaton lajmi.net.
Një dëshmitar i cili nuk ka dashur të identifikohet ka thënë se i dënuari ka deklaruar se të qenit ateist, i përket bindjes së tij dhe se kishte të drejtë t’i shprehë ato.
Por gjykata e ka dënuar atë edhe me një gjobë financiare prej 20 mijë realë, ose rreth 4 mijë funte.
Mbreti i Arabisë Saudite ka ndryshuar ligjet ku ateizimi barazohet me terrorizimin Mbreti Abdullah
Ky dëshmitar më tej ka theksuar se ‘Policia e religjionit’, e ngarkuar që të monitorojë edhe deklarimet e ndryshme në rrjetet sociale, ka identifikuar së paku 600 deklarime të personave të tjerë të cilët e kanë kundërshtuar gjithashtu ekzistimin e Zotit, transmeton lajmi.net.
Në postimet e tyre ata kanë përqeshur ajetët kuranore , duke akuzuar të gjithë profetët e duke i cilësuar si gënjeshtarë e të cilët i cilësojnë edhe si ushqyes të urrejtjes.
Në vitin 2014, sipas një raporti të Human Rights Watch, mbretëria e pasur me naftë, nën sundimin e Mbretit Abdullah, ka vënë në fuqi një seri ligjesh të reja në mesin e të cilave, ateizmi klasifikohet si terrorizëm./lajmi.net