Tifozët e Chelseas janë gëzuar pas lëndimit të mbrojtësit Branislav Ivanovic.
Branislav Ivanovic ka pësuar një lëndim dhe nuk do të luajë për rreth një muaj.
Por, dëmtimi i tij në vend se t’i hidhërojë, ka gëzuar disa tifozë të Chelseas, të pakënaqur me paraqitjet e tij dhe qëndrimin në klub, raportojnë mediat britanike, përcjell “Lajmi.net”.
Tifozët e “Blues” me postimet e tyre në rrjetet sociale kanë bërë të ditur se nuk do t’ju mungojë aspak futbollisti serb.
Temat
Sport