Bënin trafik kokaine, arrestohen dy vëllezër shqiptarë

Dy vëllezër shqiptarë dhe një italian kanë rënë në pranga të policisë, pasi akuzohen për trafikim lëndësh narkotike.

Gjatë një operacioni kundër trafikimit të lëndëve narkotike, policia e Ferrarës ka identifikuar dhe arrestuar një 23-vjeçar shqiptar, vëllain e tij 30 vjeç, si dhe një 48-vjeçar italian, të tre banues në Ferrara.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth 200 gram lëndë narkotike të llojit kokainë, raporton Klantv.

Më pas kontrolli i policisë ka vijuar edhe në banesën e tyre ku është gjetur sasi kokaine, materiale për paketimin e dozave dhe disa mijëra euro të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Temat
LajmeRajon

Të afërta