Agresori i Munihut ishte shtruar në psikiatri

Autoritetet gjermane janë shprehur se personi qe dyshohet se kreu sulmin e 22-korrikut në Mynih, ku u vranë nëntë persona, mes tyre edhe tre shqiptarë, vitin e kaluar ka qenë për dy muaj pacient në spitalin psikiatrik, për shkak të depresionit.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Munihut, Thomas Steinkraus Koç tha sot përpara gazetarëve se 18-vjeçari është trajnuar në psikiatri në vitin 2015. Policia ka njoftuar se Ali Sonboly është gjetur i vdekur një kilometër larg vendit ku nisi sulmi, ku mundësitë më të mëdha janë që ai të ketë kryer vetëvrasje.

Munih

Steinkraus Koç thotë se ai ka vuajtur nga “frika e kontaktit me të tjerët” dhe forma të tjera të depresionit. Shefi i policisë së Bavarisë, Robert Heimberg tha sot se i dyshuari Sonboly e ka planifikuar sulmin e 22-korrikut për një vit rresht.

Temat
Botë

Të afërta