Etida Topi, vajza e ish-presidentit Bamir Topi i ka dhënë fund beqarisë sot. Dasma është organizuar në oborrin e shtëpisë së familjes Topi, ku Etida ka kurorëzuar lidhjen e saj me djalin e biznesmenit Luan Bregasi, Ilirin.
Mësohet se ceremonia ka qenë tradicionale, ndërsa dhurata e parë për vajzën e ish-presidentit është një pemë ulliri 3.000 vjeçare, e cila ndodhet në oborrin e vilës.
“Ulliri i Etidës – 3000 vjeçar sipas prof H. Ismailit”, shkruhet në pllakën e xhamtë të publikuar nga Newsbomb.
Bamir Topi ka rrëfyer për “Bluetooth” emocionet që ka teksa përcjell vajzën e vogël të familjes:
“Unë në fakt nuk e vuaj, për mua është emocion pozitiv (qesh). Unë nuk e kam me vuajtje, por marr atë pjesën që prindi, babai duhet të gëzohet që në një moment vajza bëhet për t’u martuar, për të vazhduar jetën. Këto janë ligjet e jetës”.