Vrasjet në Munich, çfarë i ndodhi futbollistit të Bayernit?

Mesfushori i Bayern Munichut, Javi Martinez ka rrëfyer se si mori lajmin për sulmin vrasës në qytetin gjerman.

Mesfushori i Bayern Munichut, Javi Martinez ka bërë të ditur se nëpërmjet telefonit mori lajmin për sulmin vrasës në qytet.

Nëntë persona u vranë dhe së paku 16 të tjerë u plagosën në qendrën tregtare Olympia-Einkaufszentrum, pas të shtënave nga një person i armatosur i cili në fund vrau veten.

Martinez jeton afër qendrës dhe u njoftua për sulmin nga disa bashkëlojtarë të Bayern Munichut.

Capture-243-6-650x358

“Isha jashtë në qytet dhe një prej bashkëlojtarëve kishte shkruar diqka në një grup të përbashkët në telefon duke më pyetur nëse jam mirë. Pastaj kam dëgjuar në radio dhe kam biseduar me Juan Bernat që po ashtu u interesuar nëse jam mirë”, deklaroi Martinez për “Marca”.

“Qyteti u bë rrëmujë dhe kam filluar të marr mesazhe nga shtëpia ime nëse jam në vend të sigurt”, u shpreh ai.

Temat
Sport

Të afërta