Shkon në 80 numri i të vrarëve, nesër ditë zie në Afganistan

Në një komunikatë të lëshuar nga agjencia e lajmeve Amaq, grupi terrorist i Shtetit Islamik (ISIS) e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Të paktën 80 persona janë vrarë dhe më shumë se 231 të tjerë janë lënduar pas një shpërthimi në një protestë në kryeqytetin afgan, Kabul, njoftojnë zyrtarët

Shpërthimi ndodhi në sheshin “Deh Mazang” ku mijëra njerëz nga minoriteti Mazara po marshonin për të kërkuar ndryshime në një rrugë të një linje të planifikuar të energjisë elektrike, raporton AP.

Në një komunikatë të lëshuar nga agjencia e lajmeve Amaq, grupi terrorist i Shtetit Islamik (ISIS) e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Në anën tjetër, presidenti afgan, Ashraf Gani ka njoftuar se nesër do të shpallet ditë zie për shkak të sulmeve terroriste, transmeton lajmi.net.

Temat
BotëLajme

Të afërta