Grupi terrorist Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në kryeqytetin afgan, Kabul, ku mbetën të vrarë të paktën 61 persona, ndërsa janë më shumë se 200 të plagosur.
Nga Agjencia “Amaq”, e cila është në pronësi të këtij grupi terrorist kanë thënë se dy ‘luftëtarë’ kanë realizuar një shpërthim vetëvrasës në një tubim të shiitëve në Kabul.
Sulmi në shënjestër kishte mijëra shia Hazara, të cilët po protestonin për një linjë të re të energjisë, për të cilën thanë se po anashkalon krahinat, në të cilat jetojnë ata.
Telebanët kanë dënuar sulmin, raportojnë mediat e huaja.