Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një mesazhi në Facebook, ku shpreh ngushëllimet për tre viktimat me orgjinë shqiptare në Gjermani nga sulmi i djeshëm terrorist.
Ai shpreh dhimbje të thellë dhe solidaritet të plotë me Gjermaninë. “Trishtim i thelle për jetët e humbura ne sulmin barbar te Mynihut mes te cilave edhe jete shqiptaresh! Solidaritet me Gjermaninë”, shkruan Rama.