PSHDK-ja ndanë pikëllimin me familjet e viktimave dhe qytetarët gjermanë

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës me shqetësim të thellë ka ndjekur ngjarjet dramatike që ndodhën pasditen e së premtes në një qendër tregtare në Munih, ku raportohet të kenë pësuar dhjetë qytetarë të pafajshëm nga sulmi i një shtetasi gjerman me origjinë iraniane. PSHDK-ja ndanë pikëllimin me familjet e viktimave dhe qytetarët gjermanë dhe mbështet organet e sigurisë për rikthimin e rendit publik dhe qetësinë në vend. Njëkohësisht, Partia Shqiptare Demokristiane ndanë dhembjen edhe me familjet e tre të rinjëve shqiptarë, të cilët pësuan në këtë sulm terrorist.
Shtetet e Evropës, e veçmas Gjermania, në të kaluaren, por edhe muajve të fundit, kanë hapur kufijtë dhe u treguan solidarë me qindra mija persona të ikur nga vatrat e luftës, por edhe për shkaqe ekonomike. Edhe gjatë valës së ikjeve masive nga Lindja dhe vendosja në vendet perëndimore, ne kemi shfaqur brengën se një fluks kaq i madh personash mund të ketë përplasje kulturash e civilizimesh të ndryshme dhe se natyralizimi i tyre do të merr shumë kohë, mund dhe me pasoja afatgjata për shtetet nikoqire e sidomos për Gjermaninë, ku përqendrimi i emigrantëve nga shtetet e lindjes dhe ato afrikane është i madh. Qytetarët tanë, ndonëse në numër të madh, kanë arritë dukshëm të integrohen në shoqërinë gjermane dhe tani ata janë pjesë e rëndësishme në ndërtimin dhe prosperitetin e shtetit gjerman në të gjitha fushat e jetës. Partia Shqiptare Demokriastiane edhe njëherë fton bashkatdhetarët që të jenë syçel e mos të bien ndesh me ligjet pozitive integruese në Gjermani, të japin kontributin e tyre në shtetet ku jetojnë dhe punojnë, e krahas me këtë të ruajnë gjuhën, kulturën, traditën e tyre, duke mos rënë në ndikimin e mundshëm të carqeve ekstreme të natyrave të ndryshme: fetare, racore, ideologjike etj.

Zyra për Informim e PSHDK-së

Temat
LajmeVend

Të afërta