Presidenti francez: Sulmi në Munih ishte sulm terrorist

Presidenti i Francës, Francois Hollande ka thënë sot se sulmi i mbrëmshëm vdekjeprurës në Munih të Gjermanisë ishte sulm terrorist i pështirë dhe ka pasur për qëllim t’ia fusë frikën Gjermanisë pas sulmit të javës së kaluar në Francë.

Një 18 vjecar gjerman me prejardhje iraniane i vrau nëntë persona dje në mbrëmje duke hapur zjarr në një qendër tregtare të dendur në Munih, por policia gjermane ka thënë se është shumë herët të vihet në përfundim se ky ka qenë një sulm terrorist, shkruan Reuters përcjell Express.

“Sulmi terrorist i cili goditi Munihun, duke vrarë shumë njerëz është një veprim i pështirë që ka për qëllim të nxisë frikë në Gjermani pas sulmeve në vendet tjera evropiane,” tha Hollande.

Temat
BotëLajme

Të afërta