Policia gjermane arreston tre persona (Foto)

Policia gjermane ka arrestuar tre persona në vendin e quajtur Marienplatz. Kështu ka raportuar Daily Mail.

Në fotot që janë publikuar nga media në rrjetin social Twitter shihen disa persona të zhveshur dhe në pranga.

Raportohet se deri te arrestimi i këtyre personave policia ka arritur duke i ndjekur të shtënat e armëve që kanë dëgjuar.

Ende nuk është bërë e ditur nëse këta persona janë sulmuesit që lanë të vrarë nëntë persona nga gjuajtjet me armë në një qendër tregtare të quajtur “Olympia” në Munich të Gjermanisë.

personi1

personi2

personi3

Temat
BotëLajme

Të afërta