Policia e Austrisë e gatshme për të ndihmuar policinë fqinje të Munihut

Mediat gjermane raportojnë se forca policore nga Austria janë nisur drejt Munihut, për t’i dal në ndihmë shtetit fqinjë, Gjermanisë, pas sulmit në një qendër tregtare.

Më herët policia në Munih ka njoftuar se të gjitha njësitet e saj policore janë në terren. Gjithashtu shtetet fqinje Hessen dhe Baden-Wuerttemberg ka dërguar njësitet policore në Munih.

Policia gjermane i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre, pasi 3 të dyshuar, janë ende në arrati. Deri më tani janë konfirmuar 6 viktima nga sulmi në Munih.

auzsta-650x358

Temat
BotëLajme

Të afërta