Partitë opozitare dënojnë sulmin në Gjermani, shprehin ngushëllime për familjarët

Partitë opozitare në Kosovë, Vetëvendosje, AAK e Nisma, kanë dënuar sulmin e djeshëm të ndodhur në Munih të Gjermanisë, ku në mesin e 9 viktimave, tre ishin shtetas të Kosovës.

Ato me anë të liderëve të tyre kanë shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe solidaritetin me ta.

“Mes atyre që humbën jetën ishin edhe tre me origjinë shqiptare, e kjo e materializon dhimbjen tonë në një mënyrë edhe më tragjike.

I bashkohemi shpresës mbarënjerëzore që ky lloj i dhunës që po e shoqëron njerëzimin në dy dekadat e fundit, të ndalet.

Pasiguria e frika që janë synim i terrorit, mposhten vetëm përmes një solidariteti të hapur, jopërjashtues, që nuk i diskriminon njerëzit mbi baza origjine e identiteti, e që nuk është indiferent ndaj problemeve të vogla a të mëdha të njeriut, të cilin ideologji të caktuara e kanë lënë të vetmuar”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e VV-së.

Kryetari I AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ndien dhimbje për të vdekurit, dhimbje kjo e cila preku edhe familjet shqiptare që jetojnë në Gjermani.

“Mendimet dhe dhimbja ime për të gjithë që humbën jetën në sulmin terrorist në Munih të Gjermanisë. Ngushëllime familjeve të tyre. Dhimbja e terrorit preku edhe familjet shqiptare që jetojnë në Gjermani”.

“Terrorizmi, qoftë i brendshëm apo global, është e keqja madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku, të bazuar në vlera humaniteti dhe vendosmër”, ka shkruar Haradinaj, në Facebook.

Ndërsa lideri I Nismës për Kosovën e ka cilësuar si akt barbarë sulimin ën Munih, duke shprehu ngushllime për familajrët e viktimave në veçanti për familjet shqiptare.

“Sinqerisht ndaj dhimbjen time të thellë, me familjarët e viktimave të sulmit barbar në Mynih të Gjermanisë. Në këto momente tronditëse për Gjermaninë, për popullin gjerman, për familjet e viktimave të terrorizmit të egër, në veçanti për tri familjet shqiptare nga Kosova, familjen Sulaj, Segashi dhe Zabërgja, që nga ky sulm i egër, humbën më të dashurit e tyre. Ngushëllime!”, ka shkruar Limaj.

Temat
BotëLajme

Të afërta