Partitë e vogla kundër reduktimit të ministrive

Lëvizja për Bashkim, Partia e Drejtësisë dhe Alternativa Demokratike e Kosovës, të cilat janë pjesë e koalicionit qeverisës, nuk e mbështesin idenë e reduktimit të numrit të ministrive, të paralajmëruar nga partnerët e mëdhenj, PDK e LDK.

Reduktimi i numrit të ministrive, i paralajmëruar nga zyrtarët e dy partnerëve të mëdhenj të koalicionit (PDK-LDK), mund të vështirësohet nga subjektet e vogla politike, të cilat janë pjesë e koalicionit qeverisës.

Kështu përfaqësuesit e Lëvizjes për Bashkim, të Alternativës Demokratike të Kosovës dhe të Partisë së Drejtësisë (PD), të gjitha këto partnerë të partisë më të madhe në koalicion (PDK), nuk janë mbështetës të idesë së reduktimit të numrit të ministrive.

Ata thonë se për këtë çështje deri më tani nuk kanë biseduar as me partnerin e tyre parazgjedhor (PDK-në) dhe as me atë paszgjedhor (LDK). “Zëri” ka bërë përpjekje të marrë qëndrimin e zyrtarëve të PDK-së dhe të LDK-së për pengesat që mund të paraqiten nga partitë e vogla për “tkurrje” të Qeverisë, megjithatë kjo ka qenë e pamundur.

Temat
LajmeVend

Të afërta