Ministri gjerman i policisë: Video lojërat inspiruan vrasësin e Munihut

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere ka deklaruar sot se video lojërat e dhunshme e kanë inspiruar gjermano-iranianin e ri që të premten në Munih t’i vrasë nëntë njerëz, e më pas edhe vetën.

“Numri i madh i lojërave në internet të cilat nxisin dhunë pa dyshim se lënë shenja tek të rinjtë”, ka thënë De Maiziere pas takimit të shtabit të sigurisë së qeverisë gjermane në të cilën u shqyrtua për arsyet e vrasjes së 18 vjeçarit në kryeqytetin e Bavarisë, transmeton lajmi.net.

De Maiziere ka paralajmëruar për atë që është e nevojshme si “rrethi funksional” në mënyrë që me kohë të zbulohen sjelljet që qojnë në tragjedi si ajo e Munihut.

“Ajo që është e nevojshme ka të bëjë me qytetarët që marrin vëmendje”, ka thënë ministri gjerman i policisë dhe ka shtuar se ekzistojnë indikacione se 18 vjeçarit Ali David Sonboly, i biri i emigrantit nga Irani, ka qenë viktimë e dhunës në shkollë. /Lajmi.net/

Temat
BotëLajme

Të afërta