Mërgim Mavraj i tronditur nga sulmi në Munich, ja çfarë shkruan (Foto)

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj është prekur thellë nga sulmi që ndodhi dje në Munich të Gjermanisë që la të vdekur edhe tre kosovarë.

“Sot qajnë zemrat tona. Nuk mund të gjej fjalë për ngushëllimin e familjarëve që kanë humbur dritën e syve. Akte të tilla nuk njohin moshë, fe, gjini e as kufi. Zoti jua lehtësoftë dhimbjen familjarëve”, shkruan Mavraj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Sulmuesi Ali Sonboly, i cili thuhet se nuk kishte lidhje me Shtetin Islamik, la të vdekur nëntë njerëz në Munich të Gjermanisë.

mavraj

mergim-mavraj

Temat
ShowbizSport

Të afërta