Konsullata e Kosovës është vetëm 150 Metra nga vendi i ngjarjes në Munih (Foto)

Edhepse zyrtarisht nuk janë të konfirmuara lajmet nga zyrtarët e Policisë Bavareze dhe ata të Qytetit të Munihut tashmë është pothuajse e qartë që nga 10 viktimat e terrorit në Munih 3 janë të rinjë shqiptarë.

Një detaj interesant është që nga vendi i ngjarjes Konsullata e Republikës së Kosovës është vetëm 150 metra larg vendit të ngjarjes së djeshme në Munih.

Në faqen Zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë (Diplo.de) është edhe njoftimi që Konsullata është në Rrugën “Ehrenbreitsteinerstraße 28” kurse siç mund shihet në të shihe në Google Maps në atë pjesë të qytetit duket të ketë patur edhe vend takim të të rinjëve shqiptarë.

Deri më tash Konsullata e Kosovës ende s’ka dalë me lajme të sakta për sulmet e djeshme. /Gazeta Blic/

Temat
LajmeVend

Të afërta