I mituri nga Podujeva godet me veturë bashkëmoshatarin çiklist

Një person i mitur ka shkartuar një aksident komunikacioni ku nga mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes ka goditur një të mitur tjetër që ishte me biçikletë.

Sipas policisë drejtuesi i veturës i cili ka shkaktuar aksidentin në rrugën Gllamnik, në Podujevë, dhe nuk posedonte patentë shofer. Kurse viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

sa_1440942502-6056984

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar i mitur, duke e drejtuar me veturën Opel Astra me targa 01-620-IP, pa patente nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur Biçiklistin–viktimën mashkull K-Shqiptar, i mitur. Viktima ka pësuar lëndime te lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor ne Shtëpinë e Shëndetit ne Podujeve. Njesitet relevante polcore jane marre me rastin”, thuhet në njoftim.

Temat
Vend

Të afërta