Higuain te Juventusi, tifozët e ofendojnë rëndë (Foto)

Megjithëse ende asgjë nuk është bërë zyrtare tifozët e Napolit kanë reaguar me një parullë ndaj Gonazalo Higuain i cili ditën e sotme është fotografuar duke kryer testet mjekësore te skuadra e Juventusit.

Në ndeshjen miqësore kundër Trentos, tifozët e Napolit kanë shpalosur një parullë ku shkruajnë “Higuain i poshtër”, shkruan ‘Corriere dello Sport’, raporton Syri.net.

Në stadium ishin të pranishëm rreth 4.000 tifozë të Napolit ndërsa presidenti De Laurentiis nuk ishte i pranishëm në tribunë.

Deri në këto momente ka përfunduar pjesa e parë ku Napoli po triumfon 2-0 ndaj modestëve të Trentos.

infame

Temat
Sport

Të afërta