Pep Guardiola ka bërë gati një ofertë me vlerë prej 40 milionë euro për transferimin e mbrojtësit John Stones në Manchester City.
Pamundësia për transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci, ka detyruar Manchester Cityn ta kthejë vëmendjen tek një objektiv tjetër.
Andaj, menaxheri Pep Guardiola ka bërë gati 40 milionë euro për blerjen e mbrojtësit të Evertonit, John Stones, raportojnë mediat britanike, përcjell “Lajmi.net”.
Stones është përmendur si objektiv i shumë klubeve të mëdha evropiane pas një sezoni pozitiv në Goodison Park.
Por, Guardiola pret që anglezi të jetë përforcimi i radhës në Etihad Stadium.