Elvana Gjata ndan dhimbjen për të vrarët në Mynih, ngushëllon familjarët (Foto)

Nga ngjarja e mbrëmshme në Mynih, ku dolën të jenë tre viktima nga Kosova, është tmerruar edhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata.

Ajo, nëpërmjet një postimi, ka ndarë dhimbjen e saj, duke iu shprehur ngushëllime familjarëve të të vrarëve të cilët thotë dhe janë edhe familjet tona dhe se shqiptarët kudo që janë i kemi motra dhe vëllezër.

‘Nuk gjej fjalet per ate qe ndodhi dje ne Mynih, per te gjithe ata te pafajshem jeta e te cileve u mor padrejtesisht nga nje tjeter akt mizor..

Shoh fotot e Armeles, Diamantit, Sabines dhe tmerrohem!Ndjej nje dhimbje te madhe ne shpirt kur mendoj se si endrrat e tyre, rinia e tyre u pre ne mes vetem sepse qelluan ne ate qender tregetare..

Ngushellimet me te thella per familjet tuaja, qe jane edhe familjet tona.Sepse ju jeni motrat dhe vellezerit tane.Lutem per ju ,Gjaku im..’, ka shkruar Gjata.

Vlen të theksohet se këngëtarja gjithmonë tregon solidarizimin dhe mbështetjen për popullin shqiptar.

Mznih

Temat
Showbiz

Të afërta