Edhe një tragjedi nga gropat e hapura, gjendet i vdekur 11 vjeçari nga Ramjani i Vitisë

Është gjetur trupi i pajetë i 11 vjeçarit nga fshati Ramjan i Vitisë i zhdukur rreth tri orë më parë .

Pas disa orë kërkimesh nga policia, pjesëtarë të FKS-së, zhytës dhe njësitë e tjera relevante, trupi i tij është gjetur i pajetë, raporton KosovaPress.

Dëshmitarët i kanë thënë KosovaPress-it se 11 vjeçari ishte zhytur për t’u larë në një gropë bashkë me të vëllain dhe një shok të tij. Dhe që nga ai moment, ai nuk ka më dalë nga aty.

“Ka hyrë për t’u la me vëllain e tij, edhe me një shok. Kur është fut në ujë, më nuk ka dalë”, ka thënë dëshmitari në kushte anonimiteti.

Gropa e fshatit në të cilën kishte rënë viktima, është në poligonin ushtarak i cili më parë është shfrytëzuar nga KFOR-i.

Temat
LajmeVend

Të afërta