U konfirmua në mëngjesë se në mesin e viktimave në Munih të Gjermanisë janë edhe tre kosovarë të rinj.
Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Dijamant Zabërgja janë tre kosovarët e vrarë në sulmin terrorist në Munih.
Pak më parë, The Guardian e ka publikuar një fotografi të babait të viktimës Dijaman Zabërgja, Naim Zabërgja.
Sipas TheGuardian, babi i viktimës ka dal në vendin ku ka ndodhur ngjarja duke mbajtur në dorë fotografinë e djalit të tij dhe një tufë me lule duke thënë se kjo situatë është mjaftë e dhimbshme.
Vizita e babait të Dijamant Zabergjës u raportua edhe nga Dailymail.
Dailymail: 21-vjeçari është djali i policit Naim Zabergja, viktima e tretë kosovare në sulmet e Munihut
Naim Zabergja, babai i viktimës ishte sot në vendin ku i djali u vra mbrëmë duke mbajtur në dorën e tij një fotografi.