Personat të cilët jetojnë në vende të zhurmshme kanë rrezik më të madh që të kenë shtypje të lartë të gjakut, sugjeron një studim i realizuar nga shkencëtarët suedezë nga Universiteti Lund.
Rezultatet e tyre tregojnë se personat të cilët çdo ditë janë të ekspozuar ndaj zhurmës më të lartë se 60 decibelë janë për 25% më të rrezikuar që të vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut.
Revista “Environmental Health” paralajmëron se ndaj kësaj sasie të zhurmës janë të ekspozuar ¼ e banorëve të vendeve perëndimore.
Sipas fjalëve të ekspertëve, ekspozimi ndaj zhurmës sjell deri te shfaqja e stresit dhe pagjumësisë faktorë të njohur që shtojnë rrezikun për shtypjen e lartë të gjakut.
Temat
Shëndet
