Ananasi është fruta që ndihmon në forcimin e kockave, në përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit, si dhe ndihmon në parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Edhe pse është pak e vështirë ta ndash frutën nga lëkura, rëndësia qëndron të përbërësit që kjo frutë përmban.
Ananasi ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut, sidomos për forcimin e kockave, pasi është një frutë shumë e pasur me vitaminë C.
Sidomos një ndikim të dobishëm, kjo frutë ka për të gjithë ata njerëz që kanë probleme me jashtëqitjen.
Por për të pasur një sukses më të mirë duhet të konsumoni ananas sa më të freskët që të jetë e mundur, pasi sa më i freskët të jetë, aq më shumë vlera ushqyese gjenden në të.
Edhe lëngu nga ananasi është i dobishëm.