Thaçi: Ndihma për projektin “Atomi” e rëndësishme por e pamjaftueshme

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ndihmuar me 10 mijë euro Qendrën për Studime dhe Shërbime Psikologjike dhe Sociale për përkrahje financiare të Projektit “Atomi” është vlerësuar i rëndësishëm nga udhëheqës të Projektit “Atomi”.

Jusuf Thaçi drejtor i këtij projekti ka thënë për lajmi.net se në gjendjen aktuale në të cilën ndodhen, kjo ndihmë financiare është e rëndësishme, por që është e pamjaftueshme.

Ai shpreson që në muajt e ardhshëm të ketë një mbështetje më të madhe dhe më të qëndrueshme.

“Projekti ATOMI e konsideron të rëndësishme këtë përkrahje nga Qeveria e Kosovës për këtë fazë emergjente dhe është mirënjohës. Sigurisht që kjo shumë nuk është e mjaftueshme, por shpresojmë që muajt në vazhdim do të kemi një përkrahje më të madhe dhe më të qëndrueshme nga ana e institucioneve shtetërore”, ka thënë Thaçi, për lajmi.net.

Projekti “Atomi” i cili merret me trajnimin e fëmijëve me inteligjencë të lartë ditë më parë është mbyllur për shkak të krizës financiare, e cila kishte detyruar drejtuesit e saj që të kërkojnë mbështetje institucionale.

foto-2-atomi-650x358-2

Nxënësit e Projektit Atomi kanë marr pjesë në disa gara ndërkombëtare ku edhe janë shpërblyer me çmime.

Të premten, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka ndarë një shumë prej 10 mijë euro.

Ndërsa ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka thënë se janë duke shqyrtuar që Projekti Atomi të kthehet ë institucion publik që do të vepronte në kudër të MASHT-it.

Temat
LajmeVend

Të afërta