Suarez: Ky futbollist duhet ta fitojë “Topin e Artë”

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez beson se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë.

Cristiano Ronaldo fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe “Euro 2016” me Portugalinë, por sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez beson se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë.

I pyetur se kush e meriton “Topin e Artë”, reprezentuesi uruguaian nuk pati dyshime.

“Titujt mund t’i japin Ronaldos një përparësi”, u shpreh ai në konferencë për media.

“Por, mendoj se Messi është futbollisti më i mirë në botë, pavarësisht të tjerave. Ai vendos ndeshjet, e bën dallimin ani pse nuk ka fituar me Kombëtaren e tij”, theksoi Suarez.

ballon-dor-1414470346-780x439

Temat
Sport

Të afërta