Pse policia franceze po kërkon fshirjen e pamjeve të sulmit në Nicë?

Autoritetet lokale në Nicë kanë refuzuar një kërkesë nga policia kundër terrorizmit që të shkatërrohen pamjet e rënda që u bënë javën e kaluar kur kamioni shkeli shumë njerëz përfshirë edhe fëmijë.

Siç shkruan BBC, zyra e Prokurorit në Paris tha se kjo kërkesë u bë për të shmangur shpërndarjen e pakontrolluar të imazheve, transmeton lajmi.net.

Por zyrtarët në Nice janë përgjigjur duke parashtruar një dokument ligjor, dhe duke argumentuar se pamjet mund të përbëjnë dëshmi.

Kjo është dëshmia e fundit e një mosmarrëveshje në rritje në mes të autoriteteve lokale dhe kombëtare në prag të sulmit.

Më shumë se 80 persona vdiqën kur një burrë tunizian me anë të një kamioni shkeli turmën e njerëzve që po e festonin ditën kombëtare të Francës më 14 korrik.

Përgjegjësinë për sulmin e mori ISIS.

nice6-780x439-650x358

nice_1469100608-3015357

niceeaaaa-635x358

Temat
BotëLajme

Të afërta