Policia: Në BKT u grabitën rreth 9 mijë euro

Policia e Kosovës ka konfirmuar vjedhjen në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT), në rrugën “Ilaz Kodra” në lagjen Dardania në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se janë grabitur rreth nëntë mijë euro. Personat që kanë kryer këtë vjedhje sipas PK-së, kanë qenë të armatosur dhe me rroba të zeza, njofton lajmi.net.

“Punëtori i sigurimit të një banke ka raportuar për grabitjen e bankës nga persona të maskuar , të armatosur dhe me rroba të zeza, të cilët janë larguar në drejtim të panjohur. Dyshohet se të dyshuarit kanë grabitur rreth nëntë mijë euro”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante. Nuk raportohet për të lënduar , me ç’rast janë aktivizuar veprime dhe plane konkrete për hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent”, thuhet në njoftim.

Temat
LajmeVend

Të afërta