Policia në Munih është në kërkim të sulmuesve. Ata janë duke përdorur termin “të dyshuar për terrorizëm” lidhur me sulmin vdekjeprurës në qendrën tregtare Olympia- -Einkaufszentrum. shkruan Gazeta Express.
Deri më tani janë konfirmuar 3 viktima por mediat gjermane duke iu referuar burimeve brenda policisë, thonë se numri është rritur në 6.
Deri më tani askush nuk është arrestuar për këtë sulm dhe policia është në kërkim të sulmuesve që besohet se janë tre.