Pas humbjes, Mourinho e tregon përforcimin e radhës (VIDEO)

Jose Mourinho ka deklaruar se Manchester United do ta transferojë edhe një mesfushor, deri në përfundim të këtij afati kalimtar.

Jose Mourinho ka folur pas humbjes që Manchester United e pësoi nga Borussia Dortmundi në miqësore me rezultat 1:4.

Sipas portugezit, Dortmundi shënoi fitore vetëm për shkak se janë në fazë më të avancuar të përgatitjeve në krahasim me Manchester Unitedin dhe jo sepse janë ekip më i mirë.

“The Special One” gjithashtu e konfirmoi që Man Utd do ta sjellë edhe një mesfushor deri në përfundim të këtij afati kalimtar, përcjell Lajmi.net nga ESPN.

Kujtojmë që Paul Pogba është futbollisti që po lidhet me një kalim në “Old Trafford” ditëve të fundit.

Temat
Sport

Të afërta