Pas sulmit që ndodhi pak më parë në Munich të Gjermanisë ku si pasojë ka edhe të vdekur, Ministria e Punëve të Jashtem të Kosovës përmes një njoftimi ka kërkuar nga qytetarët kosovar që jetojnë në atë zonë, t’u shmangen lëvizjeve.
Ky është apeli i MPJ-së për qytetarët e Kosovës në Munich:
Njoftim per media i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës
MInistria e Puneve te Jashtme i keshillon te gjithe qytetaret e Kosoves qe ndodhen ne rajonin ku ka ndodhur sulmi ti shmangen levizjeve. MPJ po e percjell me shqetesim situaten dhe eshte informuar nga Konsullata jone ne Mynih se zona ku ka ndodhur sulmi eshte e banuar edhe me qytetare te Kosoves. MPJ ben thirrje te gjithe qytetareve te Kosoves ne ate zone ti lajmerojne familjet e tyre, dhe per informata tjera e ndihme te therrasin ne kete numer telefoni emergjent te Konsullates +491712818899
MPJ po e percjell situaten dhe eshte ne komunikim te vazhdueshem me misionet tona diplomatike dhe autoritetet gjermane. MPJ do t’iu mbaj te informuar per te gjitha zhvillimet.