Mourinho e tregon kapitenin e Man Utd për sezonin e ri

Wayne Rooney do të mbetet kapiten i Manchester Uniedit edhe nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Trajneri portugez nuk ka dashur që të bëjë ndryshime me shiritin e kapitenit duke ia besuar atë sërish Wayne Rooneyt, por nuk i ka premtuar atij që do të luajë në çdo ndeshje.

Megjithatë, Mourinho thotë se si ai ashtu edhe lojtarët e cilësojnë Rooneyn si njeriun e duhur për të qenë kapiten.

jose-utd-1-650x358

“Rooney është kapiten i këtij klubit, kapiten i menaxherit dhe kapiten i lojtarëve”.

“Unë i besoj shumë atij dhe jam i bindur që do të jetë një prej lojtarëve tanë kryesorë në këtë sezon”, ka deklaruar Mourinho, megjithëse, ia ka bërë me dije që duhet luftuar shumë për të zënë një vend në formacion.

“Rooney e di se duhet të punojë shumë dhe ai po ashtu e di se çfarë kërkoj unë. Por atë që kam vërejtur është se Rooney punon shumë dhe kësisoj ka arritur shumë në karrierë”, ka përfunduar portugezi.

Temat
Sport

Të afërta