Te gjitheve na ndodh qe te pakten njehere ne jete te dashurojme si te marre, te harrojme dhe veten duke iu perkushtuar me mish e me shpirt partnerit/es.
Nga dashuria dhe zhgenjimi prej saj ka pasur plot raste qe kane perfunduar dhe tragjikisht, por ajo cka kjo vajze shkruan te ben te reflektosh para se te ndermarresh nje vendim te nxituar pasi je ndare nga “dashuria e jetes”. Kjo eshte letra e plote e cila ka bere te reflektojne shume te rinj dhe jo vetem:
“Ndoshta me mbeten ende gjera per te te thene, diten kur u betova se edhe nese vdisja nuk do kthehesha kurre pas …
Une mendoja se njerezit vdisnin nga malli.
Se vdisnin kur u mungonte dikush i shtrenjte.
Se njerezit vdisnin kur humbisnin ate qe e quanin gjithcka.
Une mendoja se njerezit vdisnin, nese nuk takoheshin.
Nese nuk putheshin.
Nese nuk shiheshin.
Nese nuk perqafoheshin.
Nese nuk ndjeheshin.
Nese nuk ziheshin e pajtoheshin duke u pare ne sy.
Une mendoja se njerezit vdisnin nese nuk rrinin bashke.
Nese nuk Kalinin kohe bashke.
Mendoja se njerezit vdisnin nese genjeheshin.
Nese tradhetoheshin.
Nese liheshin anash …
Por me pas ndryshova mendim.
Une nuk vdiqa.
As ne tradhetine tende te pare.
As ne ate te fundit.
As ne gjithe te tjerat qe nuk i dita.
Madje them se ti vetem nje herer me ke tradhetuar mua.
Ate te paren.
Me pas ke tradhetuar vetem veten tende.
Une nuk vdiqa ndersa te prisja.
Nuk vdiqa ndersa qaja per ty si e marre kohe e pa kohe.
Nuk vdiqa as nga malli.
As nga mungesa.
As nga dashuria e madhe.
As nga zhgenjimet.
As nga lendimi qe me sillte kujtimi yt.
As ti nuk vdiqe.
Nga malli e dashuria per mua …
Pastaj me kohen une kuptova se ata si ti dine vetem te genjejne.
Se ata si ti dine vetem te tradhetojne.
Se ata si ti dine vetem te premtojne ne caste te mallkuara lumturie.
Se ata si ti nuk dine kurre ta mbajne fjalen.
Kuptova se ata si ti e kane boten teper te vogel.
Qe nuk del dot jashte deshires e pasionit per te derguar ne shtrate te ndotur kushdi se ke.
Kuptova se bota e atyre si ti eshte aq minimaliste saqe nuk mundet dot te projektoje asgje me shume sesa nje trup i persosur femre.
Me kohen kuptova se ata si ti jane fjalamane te zote.
Princi i kalter i cdo vajze.
Jane fundi i lumtur I cdo perralle …
Ata si ti vrasin naivitetin dhe pafajesine e atyre foshnjarakeve qe dashurojne per here te pare.
Ata si ti lendojne pa meshire shpirtin e paster e ndjenjat e paperpunuara te atyre qe i dashurojne fort deri ne gabimin e tyre…
Me kohen kuptova se ata si ti jane modeli me i zakonshem i meshkujve, ndaj dhe nuk e kane ne krah ate qe duan …
Ja njesoj si ti …
Por mua me erdhi keq.
Per veten.
Per ne.
Per gjithe endrrat idioteske qe i lidhja ngushtesisht me ty.
A mund ta perballonte njeriu nje deshtim kaq te madh qe ne fillimin e tij?
Une me duket se ia paskam dale…
Se ti e di qe une nuk kthehem.
Ne lot e mbysja mallin e mungesen tende.
Ama une nuk vdiqa.
Askush nuk vdes ne jete nga humbja e nje dashurie, per te cilen me kohen bindet qe ka qene nje gabim.
Me i madhi i jetes.
Dhe ne do te dish, ne nje mundesi te dyte per te ardhur ne jete, nuk do te te zgjidhja kurre ty per te te dashuruar …
Nuk do te te zgjidhja kurre ty per t’u ngaterruar ne rrugen time.
E ndersa sot dhimbshem e pranoj se fati me ka lidhur si per dreq me ty.
Sa here ke prishur cdo moment timin.
Sa here me ke bere te urrej cdo kend qe ka menduar se mund te me beje te lumtur.
Sa here ke cuar ne dreq mbremjet e mia te festave.
Castet e mia te vetvetes …
Gjithmone ti.
Ne kohen dhe ne vendin e gabuar …
Ti e dije qe une nuk do kthehesha kurre me pas.
Dhe nese vdisja nga malli per ty.
Askush nuk vdes nga mungesa e dikujt…
Ja per shembull …
Ti nuk vdiqe.
As une jo …”