LDK’ja tallet me AAK’në: Po e mbroni zëdhënësin Nitaj, duhej të ishte e kundërta

Tallja e LDK’së në pushtet me AAK’në në opozitë për zëdhënësin Muharrem Nitaj është bërë në facebook.

“Shumë rreshta i ishin dashur AAK-së që të përpiqet të mbrojë zëdhënësin e saj “markant”, i cili kohë pas kohe preferon të përdor fjalor rrugaçësh ose i bën plagjiat fjalëve të huaja.

Paradoksale është kur partia duhet të reagoj në mbrojtje të zëdhënësit e jo e kundërta.. Por, fundi i fundit, AAK njihet për kritere të larta në përzgjedhjen e kuadrove, përveç dajave dhe nipave, të cilët i kanë të rezervuara vendet në Kuvend, hiq Donika Bujupin”, shkruan LDK në faqen e saj në facebook.

kta_1469204423-4578378

Temat
LajmeVend

Të afërta