LDK: Personi që dëmtoi fotografinë e Ibrahim Rugovës ka probleme mendore?

Sipas LDK-së, i njëjti person, edhe pas intervistimit në Polici, është liruar dhe ka vazhduar me kërcënime dhe ofendime ndaj drejtuesve të LDK-së.

​Lidhja Demokratike e Kosovës ka përcjellur me shqetësim ngjarjet e zhvilluara sot në Kuvendin e Kosovës, kur një person me banim jashtë vendit, ka dëmtuar fotografinë e Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Sipas LDK-së, i njëjti person, edhe pas intervistimit në Polici, është liruar dhe ka vazhduar me kërcënime dhe ofendime ndaj drejtuesve të LDK-së.

“LDK-ja i bënë thirrje aktivistëve të saj që të mos bien pre e provokimeve të këtij personi. LDK-ja, po ashtu, fton organet kompetente që të marrin masa për veprimet dhe kërcënimet publike të këtij personi, i cili mund të ketë nevojë edhe për trajtim shëndetësor të specializuar. LDK-ja konsideron se askush nuk ka mundur dhe nuk do të mund të zbeh figurën e Arkitektit të Pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili me jetën dhe veprën e tij u bë simbol i Pavarësisë së Kosovës. Qytetarët patriotë të Kosovës, me banim brenda dhe jashtë atdheut, si dhe institucionet e Republikës së Kosovës, do të ruajnë kujdesin dhe respektin e përjetshëm për themeluesin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Temat
Vend

Të afërta