Lamtumirë Barcelona, menaxheri konfirmon largimin e Rakitic (Foto)

Ivan Rakitic do të largohet nga Barcelona, ka konfirmuar menaxheri i tij, Miquel Sors.

Barcelona ka transferuar mesfushorin Andre Gomes nga Valencia.

Por, ardhja e tij mund të sjellë largimin e një ylli të madh. Ivan Rakitic mund të largohet nga Camp Nou, ka konfirmuar menaxheri i tij, Miquel Sors.

“Ka ardhur koha të largohet”, shkroi Sors në profilin e tij në Twitter, përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, e përditshmja sportive katalane “Sport” ka bërë të ditur se Rakitic është kandidat për zëvendësues të Paul Pogba te Juventus.

Pogba është afër transferimit në Manchester United. Kurse, Barcelona e vlerëson Rakiticin mes 40 dhe 50 milionë euro.

19-197

19-196-768x422

Temat
Sport

Të afërta