Kjo është shuma që Barça do ta paguajë për Gomesin

Mesfushori portugez, Andre Gomes, është transferimi më i fundit i Barcelonës.

Barcelona do t’ia paguajë 35 milionë euro Valencias për Andre Gomesin.

Andre Gomes

Por, në marrëveshjen mes “Lakuriqëve” dhe kampionit të La Ligas për mesfushorin, përfshihen edhe 20 milionë euro bonuse, varësisht nga të arriturat sportive.

Prej kësaj shume, 5 deri në 10 milionë do t’i shkojnë Benficas, skuadër prej nga portugezi u transferua në Valencia në vitin 2014.

Andre Gomes1

Gomes do të nënshkruajë dhe do të prezantohet te Barça javën e ardhshme.

Andre Gomes 2

Temat
Sport

Të afërta