Historia tragjike e prostitutës 16-vjeçare që ju shit tre herë shqiptarëve

Kilometra në këmbë për t’i shpëtuar shfrytëzuesve të saj në kufijtë e Moldavisë, Romanisë dhe Shqipërisë.

Një histori dramatike, si ajo shumë vajza viktima të trafikut të qenieve njerëzore.

Vera (pseudonim), një prostitutë nga Moldavia ishte 16 vjeç kur mbërriti për herë të parë në Itali, në një nga shumë gomonet që çdo ditë janë pjesë e lajmeve të përditshme.

Shoqërohej nga një shqiptar, një shfrytëzues që e shiti në Itali, tek një tjetër bashkëkombas.

Por dhuna dhe shfrytëzimi i saj kishte nisur që një vit më parë.

E mitura jetonte në një qytet të Moldavi dhe është shitur nga një fqinj i saj.

“Fqinji më shiti, prindërit e mi ishin në një gjendje të vështirë ekonomike, isha 15 vjeç dhe kisha një pardron. Të tillë kam patur shumë dhe në mes të dhunës së të përditshmes jam përpjekur të arratisem, por pas disa muajsh ankthi im ka nisur sërish”.

Pasi u shit nga Moldavia Vera shkoi në Rumani, ku iu shit për herë të dytë një shqiptari. Ajo vendosi të arratisej duke bërë qindra kilometra në këmbë, por shfrytëzuesit arritën që ta rigjejnë. Më pas historia e saj vijon në Bari dhe në Parma të Italisë.

Pasi mbërriti në brigjet e Puljas, ajo u shit për herë të tretë në duar të një tjetër shqiptari, duke patur si të ardhme vetëm rrugën.

“Refuzova me të gjitha forcat e mia për të dalë në rrugë dhe për t’u bërë prostitutë, por shfrytëzuesi im më lidhi në krevat dhe më përdhunoi. Edhe disa miq të tij më përdhunuan. Pas ditësh e lidhur dhe e abuzuar më kanë çuar me forcë në rrugë. Më detyronin të isha prostitutë. Shpëtimi im ishte policia, që më gjeti në rrugë “.

E shoqëruar në policia, ajo ka bërë denoncim dhe më pas është strehuar nga një Institut murgeshash në Parma, ku falë përkujdesit ka mundur që të rinisë një jetë të re./Tv Klan/

Temat
LajmeRajon

Të afërta