Futbollisti i Realit e “transferoi” Gomesin në Barcelonë (Foto)

James Rodriguez ishte fajtor që Andre Gomes nuk u transferua në Real Madrid por nënshkroi me Barcelonën.

Barcelona ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e mesfushorit Andre Gomes nga Valencia.

Por, para se të nënshkruante me gjigantin katalan, reprezentuesi portugez ishte afër kalimit në Real Madrid.

Megjithatë, “AS” dhe “Marca”, raportojnë se transferimi i tij tek “Los Blancos”, dështoi për faj të James Rodriguez, përcjell “Lajmi.net”.

Reprezentuesi kolumbian ka vendosur të mbetet në Real Madrid, duke e pamundësuar ardhjen e Gomesit, që në fund iu bashkua Barcelonës

19-195

Temat
Sport

Të afërta