Burri i del para autobusit në Durrës (Video)

Një ditë aspak e lehtë ka qenë kjo e sotmja për disa shoferë në Durrës, të cilëve u është dashur të merren me një person që u dilte përpara.

Nuk dihet nëse ky person është me aftësi të kufizuara mendore, por duke parë këto pamje nuk mund t’i japësh tjetër shpjegim kësaj situate.

Ai u ka dalë para makinave papritur duke i prekur me dorë dhe me trup, por ai që duket momenti më i rrezikshëm është kur i ndërpret rrugën një autobusi.

Ai qëndron për disa sekonda para tij, ndaj dhe njëri nga personat që ndodhej në autobus është detyruar të dalë dhe ta largojë nga rruga.

Nëse ai person aksidentohet, faji kryesor mbetet i shoferit, ndaj personat përgjegjës për këtë njeri duhet të marrin masat dhe të mos e lënë rrugëve, pasi nuk rrezikon vetëm jetën e tij, por edhe të njerëzve të tjerë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta