Beqiri: Edhe i vdekur, Rugova po i pengon kriminelët

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka reaguar pas dëmtimit të fotografisë në hollin e Kuvendit të Kosovës të presidentit Ibrahim Rugova.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Beqiri e quan akt kriminal dhe thotë se Rugova edhe i vdekur po i pengon kriminelët, por vepra e tij do të jetë e përjetshme, transmeton Bota Sot.

“Te nderuar qytetar,sot ne ambientet e Kuvendit te Kosoves ndodhi nje akt kriminal. Nga nje qytetar bandit u hoq fotografia e Presidentit Historik Ibrahim .Rugova. Kete ak kriminal e denojme ashper.
Me ate veprim kriminal te merren organet e drejtesise.
Edhe i vdekur, ai po i pengon kriminelet, por vepra e tij do te jete e perjetshme. Krenar per ju e me ju President Ibrahim Rugova”, ka shkruar Beqiri në Facebook.

Temat
LajmeVend

Të afërta