Pas të shtënave fatale në një qendër tregtare në Munih, përdoruesit e rrjeteve sociale në qytet kanë hapur shtëpitë e tyre për ata që kanë ngecur aty.
Njerëzve të ngecur në qytet po u ofrohet ndihmë nga banorët, duke hapur dyert e shtëpive të tyre për të qëndruar sonte aty.
Disa njerëz janë vrarë dhe shumë të tjerë janë lënduar nga një sulm me armë afër qendrës tregtare Olympia, duke bërë që të mbyllen të gjitha lidhjet e transportit në qytet, transmeton Gazeta Express.
Në përgjigje të kësaj, qindra njerëz në Twitter janë duke përdorur hashtagun #OffeneTur – që ka kuptimin e derës së hapur – duke i ftuar njerëzit të qëndrojnë tek ata nëse nuk janë në gjendje të shkojnë në shtëpi.
Gjithashtu edhe vegla e sigurisë në Facebook u aktivizua kështu që njerëzit të mund t’u tregonin familjarëve dhe miqve se janë të sigurt.

