Astronauti: U larguam nga hëna se na detyruan alienët

Ja një intervistë e shkurtër, e bërë me ish-astronomin Buzz Aldrin, e cila konfirmon atë që ka kohë që thuhet nga entuziastët që besojnë në ekzistimin e alienëve:

Profesori: Çka ndodhi në të vërtetë gjatë misionit “Apollo 11”?

Buzz Aldrin: Diçka e mrekullueshme, edhe pse gjithmonë e kishim parasysh këtë mundësi. Është fakt që ata (alienët) na urdhëruan që të largoheshim, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Profesori: Çka doni të thoni “na urdhëruan”?

Buzz Aldrin: Nuk mund t’ju jap detaje. Në Hënë ekzistojnë ca struktura dhe ato nuk janë tonat. Mund t’ju them vetëm se fluturaket e tyre ishin shumë më të përparuara sesa tonat, si për nga madhësia, po ashtu edhe teknologjia… dhe, ato ishin të frikshme!

Profesori: Por NASA dërgoi edhe misione të tjera në Hënë, pas “Apollo 11” ….

Buzz Aldrin: Natyrisht! A mendon se NASA do të lejonte të kaplohej bota nga paniku?!

Temat
Fun

Të afërta