Arrestohen dy të dyshuar për falsifikim të targave

Policia e Kosovës përkatësisht njësia rajonale e Auto-krimeve, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, ka arrestuar dy persona të dyshuar për falsifikim të targave të veturave.

Sipas një komunikate të Policisë së stacionit në Mitrovicë në mesditën e djeshme të datës 21 korrik 2016, në Mitrovicë, kanë realizuar një urdhër kontroll në një lokal pune, ku dyshohej se kryhej punimi i targave të falsifikuara.

“Në cilësi të personave të dyshuar janë arrestuar dy persona, pronarë të lokalit ku ushtrohej veprimtaria e dyshuar për punim të targave të falsifikuara”, thuhet në komunikatë, transmeton lajmi.net.

Gjatë kontrollit si prova materiale janë sekuestruar:

30 copë llamarina të formatit të targave, një lap top një shtëpizë kompjuteritari ga të ndryshme, mostra të folive për targa.

Pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të çështjes dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre është iniciuar procedurë penale ‘falsifikim dokumenti’.

Temat
LajmeVend

Të afërta