Abrashi ka dy dhurata speciale nga “Euro 2016”

Amir Abrashi ka bërë të ditur se ka dy dhurata nga “Euro 2016”, fanellën e Xherdan Shaqirit dhe atë të mesfushorit të Francës, Dimitri Payet.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Amir Abrashi ka bërë të ditur se ka dy dhurata nga “Euro 2016”, fanellën e Xherdan Shaqirit dhe atë të mesfushorit të Francës, Dimitri Payet.

“Kam ndërruar fanellat me Dimitri Payet dhe me Xherdan Shaqirin, ishte fantastike”, tregoi mesfushori shqiptar për të përditshmen gjermane “Bild”, përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, në sezonin e ri në Bundesligë me ekipin e Freiburgut, ai planifikon të shkëmbejë fanellat me mbrojtësin e Kolnit, Mërgim Mavraj dhe sulmuesin e Bayer Leverkusenit, Admir Mehmedi.

“Kemi rënë dakord që tani që të shkëmbejmë fanellat me Mërgim Mavrajn dhe Admir Mehmedin”, u shpreh ai.

Temat
Sport

Të afërta